LSDM: Në kohë krize rritëm pensionet dhe pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes një komunikate, partia maqedonase në pushtet thotë se edhe në kohë krize, masat dhe politikat e tyre japin rezultate reale dhe të dukshme.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, papunësia është në nivelin më të ulët deri tash me 15.2%. Papunësinë arritëm ta ulin në 5.6% në krizë shëndetësore me pasoja ekonomike në krahasim me vitin 2020”, sqarojnë nga LSDM.

Sipas tyre, me masat e ndërmarra, qeveria ka shpëtuar mbi 60 mijë vende pune dhe se u dëshmua se janë për standard më të mirë të qytetarëve.

“Pagën mesatare e rritëm në 29.943 denarë, ndërsa minimalen e rritëm në 18 mijë denarë”, sqarojnë nga LSDM duke shtuar se edhe me metodologjinë e re, pensionet do të rriten mesatarisht 900 denarë dhe është siguruar 3.000 denarë për 333.000 pensionistë./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Në kohë krize rritëm pensionet dhe pagat appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy