LSDM: Në bisedimet me BDI-në kemi rënë dakord në disa pika

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga LSDM-ja thonë se nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re janë dakorduar disa pika, mes tyre respektimi i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, por që sipas tyre ende nuk ka marrëveshje.

” Jemi të përkushtuar në kohezionin shoqëror, shoqëri të fuqishme dhe tolerante, sundimin e së drejtës dhe jemi të gatshëm që të kundërshtojmë çdo formë të nacionalizmit dhe urrejtjes. Kemi biseduar se programi eventual i përbashlt për qeverisje duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe programin zgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se janë të nevojshme kuadro të përgjegjshme, të propozuara nga të dy palët.

“Partitë kanë rënë dakord për pastrim të gjyqësorit dhe për kontrollim të prejardhjes së parave dhe të kapitalit të funksionarëve, përmes një sistemi që do të përpilohet bashkërisht. Bisedimet për shumicën e re parlamentare vazhdojnë, është e nevojshme shumicë stabile në Kuvend që do të sigurojë formimin e një qeverie të re të përgjegjshme që do të shpije fuqishëm drejt rrugës evropiane”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Advertisement

The post LSDM: Në bisedimet me BDI-në kemi rënë dakord në disa pika appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy