Partia maqedonase në opozitë LSDM, ka hedhur akuza në drejtim të pushtetit për shkak të ndotjes së ajrit. Nga LSDM thonë se të dhënat e fundit tregojnë se në Shkup, në të gjitha pikat matëse, ndotja e ajrit është e lartë, prania e grimcave PM10 është dyfishuar dhe trefishuar.

“Ndotja e ajrit është e lartë, qytetarët po mbyten dhe as qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe as kryetarët e kësaj partie nuk po marrin masa. Gjithashtu, në buxhetin e vitit 2025, qeveria ka ulur paratë për ajër të pastër me 51%, paratë për mbrojtjen e mjedisit janë ulur me 25%, dhe paratë për zhvillimin e energjisë janë ulur me 41%”.

“Kjo do të thotë se qeveria e Mickoskit nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për t’i mbrojtur qytetarët. Me masat e LSDM-së dhe Planin për ajër të pastër, që është dokumenti i parë strategjik i çdo qeverie deri më tani në luftën kundër ndotjes së ajrit, filloi trendi i uljes graduale të ndotjes. Me Plan u bë ndryshimi i mënyrës joekologjike të ngrohjes së kopshteve, shkollave, objekteve publike dhe u morën një sërë masash”.

“Me këtë ka pasur një reduktim vjetor të grimcave të dëmshme PM 2.5 në ajër me -564 kg, si dhe një reduktim të grimcave MP 10 me -735 kg në vit. Prandaj qeveria e OBRM-PDUKM-së është dashur të vazhdojë dhe forcojë masat, në mënyrë që të vazhdojë ulja graduale e përqendrimeve të grimcave të dëmshme në ajër”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Ndotje e ajrit në të gjitha qytetet, ndërsa OBRM-PDUKM e shkurton buxhetin për 51% appeared first on Telegrafi.