Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar ministrin teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, për veprimet e tij gjatë pandemisë.
Nga LSDM thonë se ministri i OBRM-PDUKM-së e ka kërcënuar shëndetin e qytetarëve.
“Hristijan Mickoski, Naqe Çulev dhe kuadri i OBRM-PDUKM-së me vetëdije e shkatërrojnë sistemin për mbrojtje nga coronavirusi dhe shkaktojnë përhapjen e tij. Gjithë opinioni ishte dëshmitarë për mosrespektimin e masave dhe mosveprimin e policisë së Çulevit”, thonë nga LSDM.
Ata më tej thonë se për Çulevin më e rëndësishme është mbrojtja e shkeljeve të Mickoskit, se sa vendosja e rendit dhe respektimit të masave./Telegrafi/
Advertisement
The post LSDM: Naqe Çulev është kërcënim për shëndetin e qytetarëve appeared first on Telegrafi.