Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski thotë se LSDM me mbështetje çon kundrejt OBRM-PDUKM. Nikollovski gjatë brifingut ka thënë se sipas anketës që e kanë porositur para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, LSDM prin me 21.7% në krahasim me 19% të OBRM-PDUKM-së.

Pë kryetar të Bashkisë së Shkupit, LSDM është dakorduar që ta ketë mbështetjen nga BDI dhe PDSH-ja që nga rrethi i parë, ndërsa Lëvizja Besa është partner koalicioni, kurse LSDM në disa komuna si Tetova, Gostivari dhe Struga ka mundësi të mbështesë kandidatët e këtyre partive në rrethin e dytë.

Nikollovski tha se në Gostivar dhe në ndonjë komunë tjetër shqiptare mund të kandidojë për kryetar komune me kandidat shqiptar.

Ai tha se më shumë detaje do të zbulohen pas takimit mes Zaev dhe Ahmetit që pritet të mbahet javën e kaluar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM mund të kandidojë kandidat shqiptar për kryetar në Gostivar appeared first on Telegrafi.