LSDM: Mickoskit i intereson vetëm pushteti, nuk ka ide politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LSDM: Mickoskit i intereson vetëm pushteti, nuk ka ide politike

Pas konferencës të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i cili deklaroi se shumica e re është e vetmja rrugëdalje për rrëzimin e kësaj Qeverie, me reagim dolën nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Nga atje thonë se Mickoski e konfirmoi se i intereson vetëm qeverisja, nuk ka ide politike, nuk ka vlera dhe nuk ka platformë për veprim.

Do të shohim këto ditë, thonë nga LSDM, nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti-Prespa, anti-NATO dhe anti-BE, nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi.

“U bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive demokratike dhe të gjithë deputetëve që janë për të ardhmen evropiane të vendit, për drejtësi dhe progres ekonomik që të bashkëpunojnë dhe të qëndrojnë me përgjegjësi në anën e opsionit demokratik”, shtojnë nga LSDM.

Advertisement

Mickoski: Shumicë e re ose zgjedhje të shpejta parlamentare

The post LSDM: Mickoskit i intereson vetëm pushteti, nuk ka ide politike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy