LSDM: Mickoski vepron kundër shëndetit të qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet, LSDM nëpërmjet një kumtese për media e akuzon kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, se punon kundër shëndetit të qytetarëve.

Nga LSDM thonë se Mickoski vazhdon me fushatë politiko-partiake me temën e pandemisë, duke bërë pengesa të vazhdueshme.

“Mickoski mbahet për karrigen e tij në pallatin e bardhë edhe se tre herë ka humb në zgjedhje, ndërsa tani duke u arsyetuar me kujdesin për shëndetin e qytetarëve, ikën edhe nga një debakël. Mickoski nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve, përkundrazi ai është i rrezikshëm për shëndetin publik”, thonë nga LSDM.

Ata më tej theksojnë se Qeveria e udhëhequr nga ata merr masa për parandalimin e coronavirusit, si dhe investon në shëndetësinë publike./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Mickoski vepron kundër shëndetit të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy