LSDM sot përmes një komunikate tha se lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, është mposhtur nga kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përballjen e parë zgjedhore.
“OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski pësuan një disfatë të madhe në përballjen e parë zgjedhore me LSDM-në, pasi në krye të partisë në pushtet erdhi Dimitar Kovaçevski”.
“Me fitoren e dyfishtë në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mavrovës Rostushë dhe Qendër Zhupës të Koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, qytetarët qëndruan pas politikave korrekte, reale që e çojnë vendin përpara”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.
The post LSDM: Mickoski u mposht nga Kovaçevski në përballjen e parë në zgjedhje appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";