LSDM: Mickoski tradhtoi qytetarët, kryetarët e OBRM-PDUKM-së janë zhgënjimi më i madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas 20 muajve të mandatit të pushtetit lokal të OBRM-PDUKM-së në Shkup dhe mbi 40 komunave në mbarë vendin, konstatohet se kryetarët e OBRM-PDUKM-së i zhgënjyen plotësisht qytetarët, akuzojnë sot nga LSDM.

“Ajo që u është premtuar qytetarëve nuk realizohet, nuk ka projekte të reja, nuk ka zhvillim.

Nga Shkupi, kryetarët e paaftë të OBRM-PDUKM-së kanë krijuar një deponi të madhe, kanë krijuar një qytet të papastër dhe jofunksional që po regresohet.

Në Shkup nuk realizohet asnjë projekt në qytet, ndërsa projektet nga pushteti i kaluar lokal i LSDM-së janë në ngecje.

Advertisement

Të njëjtën gjë e shohim edhe në komunat tjera të udhëhequra nga kryetarët e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se nuk ka projekte të reja, por për këtë OBRM-PDUKM godet xhepat e qytetarëve me fatura më të larta./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski tradhtoi qytetarët, kryetarët e OBRM-PDUKM-së janë zhgënjimi më i madh appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy