LSDM ka kërkuar nga kryeministri Hristijan Mickoski të përgjigjet nëse është e saktë se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar “keqpërdorim të detyrës zyrtare” nga ana e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe Kabinetit të tij.

Sipas LSDM-së nuk është cështja nëse Mexhiti është përjashtuar nga kompetencat, por nëse në vendimin e Inspektoratit që mban datën 17 janar, është konstatuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

“Kërkojmë që Vendimi i Inspektoratit menjëherë të bëhet publike. Opinioni duhet të ketë qasje në të gjitha detajet. Veçanërisht pasi sipas informacioneve që duhet të konfirmohen kjo masë është miratuar si rezultat i ankesave të mëdha dhe kallëzimeve nga qytetarë dhe kompani që janë shantazhuar dhe kushtëzuar. Këto janë indikacione serioze për korrupsion të madh në kreun e Qeverisë Mickoski. Sa kompanive të biznesit u është kërkuar rryshfet? A ka kërkuar Mexhiti rryshfet? Kush është dëmtuar? LSDM fton Antikorrupsionin dhe PTHP-në që të hapin lëndë dhe të inicojnë procedura adekuate. Është e qartë se nën mbulesën e patriotizmit të rrejshëm fshehet korrupsioni dhe keqpërdorimi i institucioneve shtetërore nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it”, tha Metodija Ilievski nga LSDM. 

The post LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";