“Përkundër aktgjykimeve të shumta gjyqësore për krimin e OBRM-PDUKM-së, ndër to edhe i fundit në rastin “Talir 2”, Hristijan Mickoski me këmbëngulje nuk distancohet nga krimi i partisë së tij. Thjesht do të thotë se ai është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski se është në anën e krimit”, akuzojnë nga LSDM.
“Pas aktgjykimit të gjykatës për “Talir 2” ku u vërtetua se OBRM-PDUKM ka fituar pasuri kriminale, më e pakta që mund të bënte Mickoski ishte të distancohej dhe të kërkonte falje për marrëveshjet kriminale të përmasave epike.
Por në vend të kësaj Mickoski mbron me çdo kusht krimin e OBRM-PDUKM-së së tij.
Asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM, është një parti e ngecur në një matricë regjimi që punon vetëm në dëm të qytetarëve dhe shtetit”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Mickoski nuk u distancua nga krimi i OBRM-PDUKM-së, njësoj si Gruevski appeared first on Telegrafi.