Rreth vendimeve të miratuara nga ana e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së ka reaguar LSDM-ja e Zoran Zaevit, duke nënvizuar se Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë në agoni, me agjenda të rrejshme partiake mendojnë se do ta mbulojnë humbjen zgjedhore, qytetarët i ndëshkuan, politikat e tyre të regjimit mbetën në opozitë.

“Sa më shpejtë ta pranojnë humbjen zgjedhore, aq më shpejtë Hristian Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së do t’u përfundojë agonia në të cilën po kalojnë për momentin. Qytetarët në zgjedhje të drejta dhe demokratike, qartë dhe pa hamendje i ndëshkuan politikat e Mickoskit, qytetarët dhanë karton të kuq për të gjithë të cilët janë të ngujuar në matricën e regjimit të Gruevskit dhe atë fakt nuk mund ta fshehin kurrfarë duartrokitje të rrejshme në pallatin e bardhë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti përkujtojnë se Mickoski i humbi zgjedhjet e treta me radhë dhe akoma refuzon të pajtohet se qytetarët dëshirojnë të shkojnë përpara, e jo të kthehen prapa.

“Republika e Maqedonisë së Veriut u lirua, por OBRM-PDUKM akoma është e robëruar nga instalacionet e Gruevskit. Prandaj OBRM-PDUKM do të mbetet në opozitë, ndërsa Mickoskit si autsajder nuk i mbetet asgjë tjetër përveç se të kërkojë ndihmë nga Budapesti, në mënyrë që të mbetet edhe pak në karrigen e luhatur në pallatin e bardhë. LSDM së bashku me qytetarët vazhdon përpara, akoma më mirë dhe akoma më me sukses. Shteti ynë u nis rrugës evropiane dhe kthim prapa nuk ka”, thonë nga LSDM-ja./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Mickoski në agoni, qytetarët ndëshkuan politikat e OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.