Pas deklaratës së kreut të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski i mënjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së.

Nga partia në pushtet thonë se Mickoski nuk ka njohuri për energjinë, flet të pavërteta sipas logjikës së tij.

“Si drejtor i ELEM-it, Mickoski është ai që gjatë mandatit të tij në SHA EMV, rrymën e ka blerë me trefishin e çmimit, për 250 e/MWh, në kohën kur rryma shitej me 70 e/MWh. Pa asnjë krizë energjetike. Hristijan Mickoski do të mbahet mend si drejtori më i pasuksesshëm i SHA EMV, e më pas këshilltari i Gruevskit, në kohën e të cilit rryma u rrit për 100 për qind, atëherë kur nuk kishte krizë energjetike”, deklaruan nga LSDM.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut aktualisht ka shpallur gjendjen e krizës energjetike, ndërsa nga muaji shtator fillon dhe kursimi i rrymës nga institucionet e vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Mickoski mbahet mend si drejtor i dështuar në EMV, nuk ka njohuri për energjinë elektrike appeared first on Telegrafi.