LSDM: Mickoski ktheu kumbarin e Gruevskit në parti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia e udhëhequr nga Mickoski nuk ka asnjë ndryshim.

“Në pallatën e bardhë i pranishëm është thelbi i regjimit të Nikolla Gruevskit. Dëshmi për këtë është edhe kthimi në funksion të lartë partiak të kumbarit të Gruevskit dhe ish-ministrit të Financave, Zoran Stavreski”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se i gjithë opinioni ka mundur ta dëgjojë Stavreskin duke thënë “shpenzojmë për çokollata, ndërsa s’ekmi për bukë”, kurse ai sot, sipas LSDM-së, do ta kontrollojë punën dhe do t’u jep urdhëra kryetarëve të komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Sipas LSDM-së, kryetarët e komunave nga partia opozitre në vend që të punojnë për qytetarët dhe interesave të tyre, ata do të punojnë për Stavreskin dhe interesin e tyre./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Mickoski ktheu kumbarin e Gruevskit në parti appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy