Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se ka kohë që po mundohet që në çdo mënyrë të pengojë punën e Kuvendit, duke shtuar se nga 87 ligje, 21 janë të bllokuara në komisionin për financim dhe buxhet të menaxhuar nga opozita.

“Puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është bllokuar prej muajsh dhe është e rëndësishme për përzgjedhjen dhe emërimin e përbërjes së institucioneve të rëndësishme shtetërore. Një prej tyre është edhe Gjykata Kushtetuese, një institucion i rëndësishëm dhe i pavarur që prej muajsh nuk funksionon në mënyrë të paplotë”.

“OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë në anën e gabuar, ata padyshim nuk duan që shteti të ketë një sistem gjyqësor të pavarur funksional. Pas aktgjykimeve dhe rrëfimeve në rastin Titanik, që vërtetuan krimin e OBRM-PDUKM-së, drejtësia më së shumti e shqetëson këtë parti opozitare”, thonë nga LSDM./Telegrafi/.

The post LSDM: Mickoski është në anën e gabuar, bllokon ligje të rëndësishëm për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";