Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Nga LSDM thonë se Mickoski është kundër anëtarësimit në BE dhe sipas tyre, aktivitetet e kreut të opozitës maqedonase janë kundër BE-së.
“Vetë Hristijan Mickoski ka thënë publikisht se është kundër Bashkimit Evropian. Mickoski u bë një me Dimitar Apasiev, OBRM-PDUKM u bë një me Levicën, një parti pro-ruse që është kundër NATO-s dhe BE-së”.
“Qytetarët shohin se ato deklarata kundër BE-së kanë filluar të dominojnë në çdo performancë të Hristijan Mickoskit, pasi atij i ranë të gjitha gënjeshtra, bllokada dhe skenarë të përgjakshëm”.
Problemi i Mickoskit është se ne filluam negociatat me BE-në, me gjuhë të mbrojtur maqedonase në Union dhe identitet të mbrojtur, veçoritë kulturore dhe gjuhësore të popullit maqedonas”, thonë nga LSDM.
The post LSDM: Mickoski është kundër BE-së, referendumin e ka vetëm për përdorim të brendshëm appeared first on Telegrafi.