LSDM-ja në pushtet konsideron se rritja rekord e pagave të stafit arsimor dhe marrëveshja e arritur me SASH-un, “e hutoi Hristijan Mickoski-n, ndaj sot ai thotë se e gjithë kjo ishte rritje minimale”.

“Kjo është një deklaratë hipokrite e Mickoskit, veçanërisht nëse dihet se në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së pagat në arsim janë rritur për gati katër për qind”, thonë nga LSDM dhe sqarojnë se rritja e pagave është dakorduar me sindikatat përmes dialogut social.

Sipas tyre, poshtërim dhe fyerje janë bllokada e OBRM-PDUKM-së për zgjidhjen ligjore që siguron punësim të përhershëm për 4.700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

“Për dallim nga OBRM-PDUKM, e cila ka bërë presione dhe kërcënime ndaj mësimdhënësve, LSDM përmes dialogut siguron paga më të larta dhe kushte më të mira për punë për mësimdhënësit”, theksojnë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët, lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se rritja është minimale dhe nuk është ajo që kanë kërkuar sindikata dhe arsimtarët./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski është i hutuar nga rritja e pagave të mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.