LSDM-ja ka reaguar sërish për tenderin e parkingut në kate në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Nga pozita maqedonase kërkojnë që urgjentisht të publikohet shpallja e tenderit për ndërtimin e parkingut, si dhe transparencë të plotë nëse marrëveshja me kompaninë “Gjoka Construction” është përgatitur paraprakisht.

“Nuk është e qartë se kush gënjen më shumë Mickoski apo Taravari. Deklaratat e tyre për dhënien në menaxhim të parkingut tek ‘Gjoka Construction’, ku 99 për qind e fitimit do t’i shkojë një kompanie shqiptare dhe vetëm 1 për qind do t’i mbetet shtetit, janë kontradiktore dhe tregojnë qartë se pas kësaj fshihet një marrëveshje e dyshimtë”.

“Si ka mundësi që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të pretendojë se kontrata me kompaninë do të zgjasë 7-8 vjet aq sa Qendra Klinike do të jetë aty, kur para disa javësh Qeveria konfirmoi se nuk do të ndërtohet qendra e re klinike. Kjo do të thotë se Qendra Klinike do të mbetet në të njëjtin vend”, reagon LSDM.

The post LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";