-Nga mënyra e sjelljes është e qartë se OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski nuk synojnë fare të japin mbështetje reale, por të sabotojnë të gjithë procesin e negociatave, reagojnë nga LSDM.
“Nuk dihet saktësisht se çfarë ofron opozita për momentin.
Prandaj ne nuk besojmë në thirrjet deklarative për unitet të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit dhe i konsiderojmë të pasinqerta.
LSDM realisht po ndërton bashkëpunim me të gjitha partitë, këtë e kemi treguar përmes pranimit të Rezolutës për vijat e kuqe në Kuvend që është baza e bisedimeve me Republikën e Bullgarisë.
Nëse mendojnë se deklaratat e pakuptimta dhe trika të ngjashme politike do të prezantohen në mënyrë konstruktive, atëherë është e qartë se ky është vetëm një manipulim tjetër që LSDM-ja nuk do të bjerë.
Nëse Mickoski dhe OBRM-PDUKM duan konstruktivitet të vërtetë, le të mos pengojnë dhe krijojnë histeri rreth bisedimeve, por le të përpiqemi të gjithë t’i kalojmë pengesat me kokë të ftohtë”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/
The post LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë për unitet, por për sabotim të negociatave appeared first on Telegrafi.