Nuk ka poshtërim më të madh se ai që OBRM-PDUKM i ka bërë vendit dhe popullit maqedonas, duke filluar nga mbështetja e fundit e rezolutës së PPE-së me qëndrimet e Bullgarisë, akuzojnë nga LSDM.
Nga atje theksojnë se me OBRM-PDUKM-në vendi ishte në izolim ndërkombëtar, me fqinjët, me gjithë botën demokratike, shumë prapa, pa integrime euroatlantike.
“Për shkak të shkatërrimit të tyre edhe kisha nuk u njoh. Kryepeshkopata e Ohrit dje në prani të presidentit Kovaçevski shërbeu së bashku me Patriarkanën Ekumenike Kthimi në unitetin kanonik me kishat ortodokse, liturgjia që u mbajt në gjuhën maqedonase, është edhe një konfirmim i veçantisë sonë maqedonase dhe identitetit maqedonas.
Me LSDM-në vendi po ecën përpara në të gjitha mënyrat dhe ia del mbanë. Në OBRM-PDUKM nuk ndryshon asgjë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/
The post LSDM: Me OBRM-PDUKM-në vendi ishte në izolim appeared first on Telegrafi.