LSDM: Masat dhe politikat kanë rritur të ardhurat e më të varfërve për 138 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM, si parti përgjegjëse, në vazhdimësi kujdeset për të gjithë qytetarët, e posaçërisht për kategoritë më të varfra dhe të cenueshme të qytetarëve, thuhet në kumtesën e sotme të kësaj partie.

“Analiza e Finance Think tregon se të ardhurat e familjeve më të varfra në vend në një dekadë janë rritur me 138 për qind.

Rritja e të hyrave vjetore të amvisërive më të varfra nga 60.000 denarë në vitin 2010 në 160.000 denarë në vitin 2020 është për shkak të masave dhe politikave të zbatuara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja.

E dyfishuam pagën minimale nga nën 9.000 denarë në 18.000 denarë, paga mesatare e tejkaloi premtimin parazgjedhor të LSDM-së dhe u ngjit në mbi 30.000 denarë.

Advertisement

Vitet e fundit janë rritur pagat e mësuesve, punonjësve në shëndetësi, mbrojtje sociale, kopshte, polici, kulturë, arsim të lartë.

Në të njëjtën kohë, papunësia është vazhdimisht në rënie me ritme historikisht të ulëta. Në tremujorin e parë të këtij viti është ulur në 14.8 për qind”, thonë nga LSDM.

Plani operativ për masa aktive punësimi, shtojnë nga atje, për të cilin janë parashikuar rreth 30 milionë euro, vetëm këtë vit do të mbulojë rreth 15 mijë të papunë./Telegrafi/

The post LSDM: Masat dhe politikat kanë rritur të ardhurat e më të varfërve për 138 për qind appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy