Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një komunikate për media, thekson se po punohet në një metodologji të re për rritjen e pensioneve.

Nga kjo parti thonë se krahas rritjes së pagave, rritje do të ketë edhe në pensione.

“Krahas rritjes së pagave, rritje do të kenë edhe pensionet. Tashmë po punohet për një metodologji të re që do të sigurojë rritje të qëndrueshme të të gjitha pensioneve në vend, si dhe një paketë ndihme financiare për shkak të krizës shëndetësore dhe energjetike”.

“Kjo do të thotë më shumë para në buxhetet e shtëpive të rreth 330,000 pensionistëve. Viteve të fundit, LSDM-ja ka treguar se mund të paguhen dhe pensionet të rriten me ritëm më të shpejtë, pa bërë kompromis me investime të rëndësishme kapitale. Edhe në kohë krize, ne vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve tanë”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Krahas pagës minimale do të rriten edhe pensionet appeared first on Telegrafi.