LSDM: Koncepti demokratik dhe evropian është ai që do ta çojë shtetin përpara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se koncepti demokratik dhe evropian i LSDM-së është një koncept që do ta çojë Republikën e Maqedonisë së Veriut përpara drejt Evropës dhe drejt një të ardhme të sigurt, drejtësi dhe liri edhe më të madhe.

“Në zgjedhjet e fundit, qytetarët e zgjodhën pa mëdyshje këtë koncept dhe nuk lejuan që shteti të kthehej prapa në politikat autokrate dhe të regjimit të OBRM-PDUKM-së që çojnë në izolim, rrezik dhe pasiguri”.

Qytetarët duan zgjidhje konkrete, masa dhe politika që i plotësojnë nevojat e tyre, ata duan plane për t’u ballafaquar me KOVID-19, për paga më të larta, për rend dhe standarde në vend. LSDM-ja ka zgjidhje dhe ka aftësi t’i zbatojë ato edhe më mirë edhe më shumë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se vetëm për 30 muaj kanë arritur ta realizojnë atë që nuk ndodhi për 30 vjet./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Koncepti demokratik dhe evropian është ai që do ta çojë shtetin përpara appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy