OBRM-PDUKM është kapur në një aferë të re me blerjet e diskutueshme publike të makinerive me çmime astronomike, dhjetëra mijëra euro mbi ato reale, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Dokumentet e bashkangjitura tregojnë se komuna e Manastirit dhe komuna e Velesit, të menaxhuara nga OBRM-PDUKM, kanë marrë secila nga një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal dhe jo dy siç kanë gënjyer nga OBRM-PDUKM.

Në specifikim thuhet qartë se Komuna e Manastirit e ka blerë makinën për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për gati 50 mijë euro, edhe pse një makinë e tillë mund të blihet për 2-3 mijë euro.

Diferenca në çmim është sa 47 mijë euro”, akuzojnë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komuna e Velesit, shtojnë nga atje, ka blerë të njëjtën makinë nga e njëjta kompani për një shumë astronomike prej 42 mijë euro. Çmimi është 40.000 euro më i lartë se ai real./Telegrafi/

The post LSDM: Komunat e Manastirit dhe Velesit kanë blerë makineri me çmime astronimike appeared first on Telegrafi.