Nga LSDM-ja kanë reaguar përmes një komunikate në të cilën akuzojnë se një këshilltar i OBRM-PDUKM-së ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng në Kisella Vodë të Shkupit.
Nga kjo parti thonë se i njëjti me veprën në fjalë ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
“Gjithçka po ndryshon, vetëm OBRM-PDUKM mbetet e njëjta parti, me sjelljen e njëjtë të përfaqësuesve të saj. Një këshilltar i OBRM-PDUKM-së në Kisella Vodë të Shkupit ka gjuajtur me armë zjarri në një festë.
Pikërisht kjo bëhet në shtëpinë e këshilltarit të cilit qytetarët i kanë besuar kujdesin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
Kjo është fytyra e vërtetë e ndjekësve të Gruevskit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
The post LSDM: Këshilltari i OBRM-PDUM-së ka gjuajtur me armë zjarri appeared first on Telegrafi.