LSDM-ja opozitare sot përmes një kumtese përmedia kërkuan nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme që do të ndërmerren pasi të premten në seancë plenare u votua interpelanca për kryetaren e Komisionit për punë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti.

“LSDM-ja nuk do të hyjë në farsën që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e bëjnë E Majta, Znam dhe OBRM-PDUKM. Pa dallim të motiveve të fshehura të Levicës, ZNAM-it dhe OBRM-PDUKM-së, nuk mund që interpelanca të mos ketë kurrëfarë pasoja juridike”, thonë nga LSDM-ja.

Sipas partisë, tërë përgjegjësia rreth moskonvokimit të seancës për Ligjin për “branitellat” edhe pas mosbesimit të miratuar për Dautin, “është tek kryetari i Kuvendit”.

“Tani pasi u votua interpelanca, respektivisht mosbesimi, po ashtu përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit është të kumtojë se çka do të ndërmarrë dhe cilat janë hapat e tij të ardhshme”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të premten, Kuvendi pas debatit për interpelancën e Dautit, votoi mosbesim, por pastaj nga Kabineti i Gashit dërguan Kumtesë, ku theksuan se votimi nuk ka pasoja juridike-obligative për shkarkimin dhe nuk ka veprim juridik. Emërimet dhe shkarkimet, thonë nga Kabineti, rregullohen me procedura tjera, të konfirmuara në Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën.

The post LSDM kërkon të dijë nga Gashi cilat janë hapat e ardhshëm pas ”shkarkimit” të Ilire Dautit appeared first on Telegrafi.