LSDM: Kërkojmë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria po prezanton marzhe që së pari janë të vonuara dhe së dyti të paralajmëruara paraprakisht, duke i lejuar tregjet dhe shitësit të rrisin më tej çmimet, në mënyrë që të mos e ndjejnë ngrirjen më vonë. Një masë nuk do të ketë asnjë efekt. Prandaj, si palë përgjegjëse do të propozojmë një sërë masash, tha sot në një konferencë për media lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, pas vendimit për marzhin 10%, i cili sot do të miratohet në seancën e Qeverisë.

Ai beson se kjo masë nuk do të ketë ndonjë efekt që do ta ndjenin qytetarët.

Filipçe thotë se nuk ka pasur kurrë një goditje të tillë financiare në vitet e fundit dhe situata financiare nuk ishte aq e keqe dhe inflacioni nuk ishte aq i lartë.

Siç tha Filipçe, si parti shpallin shtatë masa për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, si uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5%, uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë për tre muajt e ardhshëm, rregullimin e marzheve për produktet bazë, zbatimin e menjëhershëm të Ligjit për praktika të padrejta në tregti, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për automjetet dhe rritjen e pagave në sektorin privat me kusht ngrirjen e kontributeve./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Kërkojmë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy