LSDM shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime familjes së të ndjerës tragjikisht Frosinës.

Nga atje thonë se kjo ngjarje tronditëse dëshmon edhe një herë seriozitetin e problemit të sigurisë në rrugë dhe nevojën për veprime urgjente dhe vendimtare nga institucionet.

“LSDM kërkon dënimin maksimal për autorin në procedurë të shpejtë dhe transparente. Ne mbështesim revoltën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për drejtësi dhe siguri më të madhe. Në shenjë solidariteti protestës do t’i bashkohet edhe Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë (RLSDM).

Protestat janë një e drejtë legjitime e njerëzve për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar llogari nga ata që nuk kanë përmbushur detyrën e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria dhe Ministria e Brendshme duhet të marrin urgjentisht masa konkrete për të përmirësuar sigurinë në rrugë. Nuk duhet të lejojmë tragjedi të reja nga neglizhenca institucionale”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë appeared first on Telegrafi.