Kërkesa e Hristijan Mickoskit për referendum kundër konkluzioneve të Kuvendit, kundër formulimit të pastër të gjuhës maqedonase në BE, nuk është gjë tjetër veçse farsë e tij e dedikuar ekskluzivisht për nevoja të brendshme partiake. Qytetarët e dinë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM kërkuan referendum për Marrëveshjen e Prespës dhe në fund e bojkotuan atë referendum, thotë LSDM në kërkesën e partisë më të madhe opozitare për referendum për kornizën negociuese të Maqedonisë me BE-në.
“Pasi u fundosën të gjitha gënjeshtrat dhe u pa se nuk ka as bullgarizim, as asimilim, por fillimi i negociatave me gjuhën e pastër maqedonase në BE, Mickoski me kolapsin e saj kërkon të tërheqë qytetarët”, theksojnë nga LSDM-së.
Nga LSDM kategorikisht theksojnë se nuk do të mbështesë referendum kundër gjuhës maqedonase në BE.
“Mickoski dhe partneri i tij prorus Apasiev mbetën të izoluar në anën e gabuar të historisë, kundër Bashkimit Evropian, kundër përcaktimit strategjik të vendit dhe qytetarëve të tyre”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/
The post LSDM: Kërkesa për referendum është farsë e Mickoskit ashtu si marrëveshja e Prespës appeared first on Telegrafi.