Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) pretendojnë se kanë siguruar shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re. Shkrimet e disa mediumeve për arritjen e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nga kjo parti i quajnë “keqpërdorim të mediumeve për pozicionim politik”, transmeton “360 gradë”.
“Është e qartë se tekstet e botuara janë pozicionim politik përmes abuzimit të mediumeve, me qëllim që të arrihen pozita më të mira para publikut, por edhe në negociatat e subjekteve të caktuara politike. Ne theksojmë se LSDM ka siguruar shumicë për formimin e qeverisë.Kjo do të dëshmohet ditëve në vijim pasi të merret mandati nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe kur të vijë akti i votimit në Kuvend,”, thonë nga LSDM-ja.
Përndryshe, në publik njihet vetëm informacioni se LSDM ka marrë pëlqimin e PDSH-së për të qenë pjesë e qeverisë me një mandat. /Telegrafi/
The post LSDM: Kemi shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re appeared first on Telegrafi.