LSDM: Kemi regjistrim të suksesshëm dhe kredibil

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet theksojnë se regjistrimi që u krye pas 20 vjetëve është zbatuar me standardet më të larta të Eurostat.

“Rranë poshtë të gjitha përpjekjet për bojkotim të këtij operacioni statistikor. Mickoski dhe OBRM-PDUKM paralajmëruan bojkotim para shpalljes së datës për zbatimin e regjistrimit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë OBRM-PDUKM kanë kërkuar anulimin e regjistrimit të popullsisë dhe nisën peticion për mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit.

“Mickoski ishte i pari që u nënshkrua në këtë peticion. Ai personalisht shkruante letra tek ambasadorët kundër regjistrimit të popullsisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Advertisement

Në fund, nga LSDM theksojnë se institucionet kanë zbatuar regjistrim të saktë, të sukseshëm dhe kredibil, ndërsa këtë regjistrim të popullsisë e përshëndeti edhe Komisioni Evropian./Telegrafi/

The post LSDM: Kemi regjistrim të suksesshëm dhe kredibil appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy