LSDM: Katër javë pas tragjedisë në Koçan, ende nuk ka zgjerim të hetimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në opozitë LSDM, ka bërë thirrje për hetim të drejtë për rastin në Koçan, duke shtruar edhe disa pyetje për pushtetin.

Nga LSDM thonë se edhe pas katër javëve hetimet nuk kanë përgjigje për atë se kush është përgjegjës për tragjedinë.

“Edhe pse u njoftua, deri më sot nuk është bërë asnjë hap i vetëm drejt zgjerimit të hetimeve – as për lëshimet që shënuan natën fatale, as për ato që i paraprinë. Ndaj asnjë personi nga MPB-ja, Policia Rajonale e Koçanit, Policia Rajonale e Shtipit apo Byroja e Sigurisë Publike nuk është iniciuar asnjë procedurë, edhe pse në pozitat përgjegjëse më 16 mars, ditën e tragjedisë”.

“Pse nuk ka zgjerim të hetimit edhe pse është paralajmëruar? Pse asnjë zyrtar aktual që ishte në detyrë atë ditë nuk është përfshirë në hetim apo është thirrur në pyetje? Nuk duhet të ketë të mbrojtur. Hetimi nuk duhet të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë selektive. Duhet të ketë llogaridhënie – pavarësisht funksionit apo pozicionit. Kjo nuk është çështje partiake. Kjo është çështje drejtësie, besimi në institucione dhe respekti për viktimat dhe familjet e tyre”.

Advertisement

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën. Familjet e viktimave kanë të drejtë të marrin përgjigje. Këto përgjigje duhet të sjellin përgjegjësi konkrete, në të gjitha nivelet. LSDM mbetet e vendosur në qëndrimin e saj: duhet të ketë një hetim të plotë, transparent dhe jo selektiv. Drejtësia për Koçanin duhet të triumfojë. Ajo drejtësi duhet të jetë e qartë, e dukshme dhe e plotë”, thonë nga LSDM.

The post LSDM: Katër javë pas tragjedisë në Koçan, ende nuk ka zgjerim të hetimeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy