LSDM-ja thirrje Antikorrupsionit: Të veprojë për skandalin e tenderit në Ministrinë e Andonovskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

LSDM-ja i bëri thirrje Komisionit Antokorrupsion që të veprojë për skandalin e tenderit në ministrinë e Andonovskit. Opozitarja kërkon llogari dhe dorëheqjen e ministrit Andonovski për rastin e tenderëve për prokurimin e pajisjeve për konferenca, prezantime dhe IT, të shpallur nga Ministria e Transformimit Digjital, duke shtuar se ai e pranoi skandalin.

Ndërkaq nga Komisioni Antikorrupsion njoftojnë se kanë hapur rast me vetë-iniciativë, pas lajmeve në media. Nga ana tjetër, ministri Andonovski në konferencën e djeshme për media, tha se sekretari shtetëror nuk ka asnjë lidhje me prokurimet publike.

Sipas tij, nuk ekziston bazë ligjore për kontrollin e kontakteve të 150 të punësuarve me kompanitë private.

Advertisement

“LSDM i ka publikuar publikisht të gjitha provat dhe dokumentet”. Kërkojmë veprim urgjent nga KSHPK për këtë rast, i cili duhet të zbardhet plotësisht. Ministri Stefan Andonovski në një konferencë për media e pranoi skandalin me tenderët në ministrinë e tij. Por në vend që të merrte përgjegjësinë, të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqjen, ai mbrojti me paturpësi kontratat e tenderit që përfunduan me bashkëshortin e sekretares shtetërore Klincharova. Ky është rast i qartë i konfliktit të interesit, nepotizmit dhe dyshimit të bazuar për korrupsion që janë karakteristika të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

 

The post LSDM-ja thirrje Antikorrupsionit: Të veprojë për skandalin e tenderit në Ministrinë e Andonovskit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy