LSDM-ja do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë, të cilën opozita maqedonase do ta dorëzojë në Kuvend.

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, në konferencë për shtyp sot the se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk do të jenë kushte për integrimin evropian të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pozicionet e LSDM-së në lidhje me gjuhën maqedonase dhe identitetit maqedonas janë të qarta si kristali dhe shpeshherë deri më tani janë thënë në opinion. Edhe popullit tonë edhe tërë opinionit ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë të sigurt në këtë, nëse iu duhet dëshmi edhe në kuadër të Kuvendit ne si shumicë konstruktive parlamentare pa asnjë problem mund të bëhem edhe asi hapi dhe do ta pranojmë Rezolutën, ashtu siç është, siç pamë nga mediat, sepse propozim zyrtarë deri te ne si deputetë nuk ka. Në përputhje me Kushtetutën, OBRM-PDUKM duhet zyrtarisht deri te secili deputet ta dërgon Rezolutën, natyrisht ne, si shumicë me përgjegjësi, do ta pranojmë ashtu siç e pamë në mediat”, tha Kostadinov.

Ai tha se me këtë edhe njëherë dërgojnë porosi të fortë se identiteti dhe gjuha janë tema të mbyllura./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM-ja do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy