Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se vazhdon të investojë në nivel qendror dhe lokal në ndërtimin dhe rikonstruimin e infrastrukturës së re dhe ekzistuese.

Nga LSDM thonë se në territorin e Qytetit të Shkupit, po kryhet një ofensivë e intensifikuar ndërtimore në rindërtimin dhe depërtimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja.

“Ka filluar ndërtimi i rrugës Eseninova, e cila lidh komunat e Kisella Vodës, Aerodromit dhe Qendrës. Depërtimi në këtë rrugë të re, e cila është lidhja e tretë midis Aerodromit dhe Kisella Vodës, do të zvogëlojë ndjeshëm bllokimin e trafikut në atë pjesë të qytetit”.

“Intensivisht punohet në fazën e dytë të ndërtimit të bulevardit ASNOM me urë mbi Vardarin, e cila do të lidhë komunat e Aerodromit, Qendrës dhe Gazi Babës si një zgjidhje moderne e bulevardit me 6 korsi, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët dhe gjelbërimin e ri të bulevardit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Investojmë në zhvillimin e infrastrukturës në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.