LSDM i përgjigjet OBRM-PDUKM-së: A është tretur shumica e Mickoskit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë vazhduar akuzat dhe kundër-akuzat në mes partive maqedonase, në lidhje me zhvillimet e fundit politike për shumicën e re në Kuvend.

E fundit që ka reaguar është partia në pushtet LSDM, duke thënë se “shumica e Mickoskit është tretur dhe se tani kërkojnë arsye përmes lajmeve të rreme”.

“A është tretë shumica e Mickoskit, kështu që tani ai kërkon alibi përmes lajmeve të rreme? Deputetët e opozitës dëshmuan publikisht përmes mediave se nënshkrimet për Iniciativën e Mosbesimit të Qeverisë janë mbledhur me gënjeshtra dhe mashtrime, që vetëm tregon se nuk ka mashtrues më të madh se Hristijan Mickoski. A ka humbur Mickoski shumicën, ndaj detyrohet të kërkojë alibi përmes lajmeve të rreme nga Pallata e Bardhë?”, pyesin nga LSDM-ja.

Nga OBRM-PDUKM më herët thanë se Zaevi është burimi i krizave dhe problemeve në Maqedoni.

Advertisement

“Ai nuk mund të jetë asnjë zgjidhje. Heqja e tij është e domosdoshme për një Maqedoni të mirë. Fjala e tij e pamë se nuk vlen, ai përveç se është humbës dhe mashtrues klasik”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

 

 

The post LSDM i përgjigjet OBRM-PDUKM-së: A është tretur shumica e Mickoskit? appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy