I gjithë opinioni maqedonas e ka parë me të majtën dhe PDUKM-në se çfarë kaosi pason, ata janë tenxhere dhe kapak, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, tërbimi i së majtës në Parlament është një konfirmim i asaj që ata si parti kanë thënë gjatë gjithë kohës.

“Me të majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit PDUKM janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos. Qëndrimi i të majtës dhe PDUKM-së ndaj Kuvendit është ndaj shtetit, ndaj qytetarëve. Anëtarët e së majtës duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim nga prokuroria publike kompetente që menjëherë të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, shtoi LSDM.

Ata shtojnë se LSDM-ja nuk do të lejojë që skenarët e të majtës pro-ruse dhe partnerëve të tyre të koalicionit të kenë sukses. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: I gjithë opinioni e pa kaosin që pason me të Majtën dhe PDUKM-në appeared first on Telegrafi.