LSDM: Gjermania e konfirmoi mbështetjen për atdheun tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se Gjermania konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fortë dhe të qartë për RMV-në dhe dha garanci se nuk ka kushte të reja në rrugën evropiane.

“Pas rezolutës së miratuar nga Bundestagu për nxitjen e së ardhmes maqedonase në BE dhe njohjen e gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dha udhëzime të qarta dhe të forta. Ky është edhe një konfirmim i politikave politike të LSDM-së”.

“Tani është e nevojshme të përdoret mbështetja e fortë nga partnerët strategjikë të BE-së dhe SHBA-së, për të bërë një hap përpara në integrimin evropian. Rruga drejt BE-së është shtruar, ne nuk duhet të humbasim mundësinë historike dhe duhet të japim votën tonë për Evropën”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, votimi në Kuvend për ndryshimet kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Gjermania e konfirmoi mbështetjen për atdheun tonë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy