Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar në lidhje me protestat e mbrëmshme të OBRM-PDUKM-së për qëndrimet e Zoran Zaevit për çështjen me Bullgarinë.

Nga LSDM thonë se protestat e opozitës nuk janë mbështetur nga më shumë se 200 tifozë të Mickoskit.

“Histeria që e shpërndan Mickoski në tentimin për ta shpëtuar karrigen e tij në pallatin e bardhë, në tentimin për ta bllokuar shtetin, janë fryrë si ballon. Mezi 200 tifozë të humbësit Mickoski i mbështetën gënjeshtrat dhe të pavërtetat që i shpërndan anti-evropiania OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski pësoi debakël në protestat e tij dhe për këtë arsye do të mbetet gjatë në opozitë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së u mbështetën nga 200 tifozë të Mickoskit appeared first on Telegrafi.