ASHAM duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin anëtarësohen shkencëtarë të njohur nga të gjitha bashkësitë etnike, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Edhe ASHAM-i, theksojnë nga atje, duhet të jetë një institucion që nuk guxon të jetë partiak apo të keqpërdoret nga individë për nevoja politike ditore. Kjo është diçka që ka ndodhur në të kaluarën.

“Por ajo që duhet të dijë opinioni është se çfarë premtoi Mickoski para formimit të Qeverisë lidhur me këtë kërkesë të VLEN-it? Kjo nuk është hera e parë që VLEN dhe drejtuesit e saj e përmendin Akademinë Shqiptare si projekt, por Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë heshtur.

Cilat kërkesa të tjera të papranueshme për shumicën e qytetarëve i ka heshtur apo i ka pranuar fshehurazi Mickoski?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Patriotët më të mëdhenj Mickoski dhe Dimitrievski, për hir të një pozicioni komod në qeveri, duket se kanë shurdhër ndaj këtyre kërkesave të VLEN-it, dhe tani po përpiqen të bëjnë një pikë me një lloj mospranimi”, thonë nga LSDM.

Çështja e vetme, shtojnë nga atje, është se cili do të jetë çmimi për këtë dhe nëse ka një kërkesë tjetër nën tavolinë derisa të kalojë akademia./Telegrafi/

The post LSDM është kundër hapjes së Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";