LSDM: Ende presim për përgjigje nga Mickoski për seancën parlamentare për integrimet evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM ende pret përgjigje nga Hristijan Mickoski dhe Qeveria e OBRM-PDUKM-së për propozimin për mbajtjen e seancës parlamentare për integrimet evropiane të Maqedonisë, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Kryeministri Mickoski dhe Qeveria, siç thonë ata, kanë obligim para deputetëve dhe qytetarëve që të prezantojnë planin për vazhdimin e integrimeve evropiane të vendit dhe përmirësimin e pozitave në kuadër të negociatave me afate konkrete, ashtu siç iu ishte premtuar qytetarët para zgjedhjeve.

“Përkundër premtimeve të bëra për kushte më të mira në negociata, deri më tani nuk janë ndërmarrë hapa të dukshëm nga Qeveria, nuk ka asnjë iniciativë dhe as afate se kur mund të ndodhë kjo. Përkundrazi, procesi është plotësisht i bllokuar nga Qeveria.

Shteti dhe qytetarët nuk kanë nevojë as për lajthitje, as për slogane lehtësuese, kanë nevojë për një plan konkret në Kuvend”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement

The post LSDM: Ende presim për përgjigje nga Mickoski për seancën parlamentare për integrimet evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy