Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “sonte opinioni pa edhe një dështim të OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga humbësi Hristijan Mickoski”.
“Të ashtuquajturat protesta kanë për qëllim të shpëtojnë dyshen Gruevski-Mickoski”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, koha e gjyqësisë përzgjedhëse kaloi dhe tani është koha për përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, përfshirë këtu edhe ata nga radhët e OBRM-PDUKM-së dhe bashkëpunëtorët e Gruevskit.
“Se sa e e madhe është dyfytyrësia e OBRM-PDUKM-së flet ajo se në protestat e sotme foli një person i dënuar për dhunë dhe që është pjesë e procesve gjyqësore.”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post LSDM: Edhe një dështim i OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.