Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër gjatë katër viteve të kaluara dështuan në dislokimin dhe zgjidhjen e kaosit urbanistik, të cilën e krijuan shtatoret e projektit kontrovers “Shkupit 2014”. Krahas tyre, në zbardhjen e të vërtetës se ku janë derdhur miliona euro dështuan edhe organet e hetuesisë – në këtë rast Prokuroria Publike, e cila deri më sot nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për keqpërdorimet eventuale gjatë ndërtimit të këtij projekti famëkeq.

Monumentet dhe përmendoret e projektit “Shkupi 2014” nuk kanë ndryshuar fare që nga koha kur OBRM-PDUKM i vendosi në dhe rreth qendrës së Shkupit. Gjendja faktike mbetet e njëjtë edhe pse paralajmërimet e LSDM-së, kur erdhi në pushtet në vitin 2017, ishin se do ta korrigjoj këtë projekt i cili gati arriti një miliard euro. Tashmë që kur vendi është futur në vitin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshillave lokale, tema e “Shkupi 2014”, përsëri është aktualizuar. Megjithatë, vetëm në kuadër të institucioneve të cilët vazhdojnë të hedhin përgjegjësinë te njëra-tjera për kompetencat se kush duhet të fillojë largimin e përmendoreve të kontestuara nga shumica e banorëve të kryeqytetit.

Pjesë e këtyre përmendoreve është edhe shtatorja e “Filipit të Dytë” e vendosur në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Kjo përmendore së bashku me fontanën, edhe pse nuk përputhet me realitetin dhe vlerën e çarshisë – LSDM ende nuk e ka dislokuar, aq më pak të ketë ndërmarr masa që hyrja e Çarshisë nga pjesa e qendrës të rregullohet. E vetmja përmendore e dislokuar deri më tani është ajo e Andon Janev – Qoseto, të cilën në fillim të mandatit të tij, e largoi nga hapësira e Gjykatës Civile kryetari aktual i Shkupit, Petre Shilegov. Nga atje thonë se për pjesën tjetër të përmendoreve – duhet të marrin pëlqim nga Ministria e Kulturës apo Komuna Qendër.

“Nën kompetenca tona janë vetëm disa shtatore, ato të cilët gjenden përreth rrugës ku u largua shtatorja e Andon Janev-Qoseto. Për momentin punojnë në largimin e anijeve të improvizuara në lumin Vardar. Ndërkohë jemi në pritje nga Komuna Qendër të na jap të drejtën e dislokimit të disa përmendoreve tjera”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Dështimin e LSDM-së në përmbushjen e premtimit se, kiçi i krijuar nga “Shkupi 2014” do të largohet, e tregon fakti se edhe në kuadër të sheshit kryesor në kryeqytet – nuk është larguar asnjë shtatore. Fontana e Nënës Terezë, e nisur në kohën e OBRM-PDUKM-së dhe e cila është konstatuar se ndërtimi i saj është bërë në rrugë për këmbësorë, nuk ka ndryshuar fare. Po ashtu, situatë e njëjtë mbetet edhe me figurat kontroverse si ajo e Car Dushanit dhe personaliteteve tjera kishtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me harxhimin e qindra milionave euro për këtë projekt – në radhë të parë anti-shqiptarë, qyteti i Shkupit mori një pamje krejtësisht tjetër. Megjithatë, të rrejshme. Përveç ngritjes së shtatorëve dhe skulpturave të shumta në kuadër të këtij projekti, u ndërtuan edhe dhjetëra objekte të cilat fatkeqësisht tashmë shfrytëzohen nga pushteti aktual si zyre pune. (koha.mk)

The post LSDM e mbron projektin “Shkupi 2014”! appeared first on Telegrafi.