Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se dy paga minimale prej 18 mijë denarëve janë mjaftueshëm për mbushjen e shportës shtëpiake.

“Pagë më të lartë minimale prej 18 mijë denarëve do të marrin 80 mijë punëtorë nga muaji mars. kjo është 100% më shumë në krahasim me pagën e vitit 2015, kur në kohën e OBRM-PDUKM-së ishte 8.800 denarë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se rritja e pagës minimale do të sigurojë përforcim të standardit ekonomik.

“Të dhënat e LSM-së thonë se në vitin 2015, në kohën e OBRM-PDUKM-së, vlera e shportës sindikale ka qenë 32.133 denarë, ndërsa për t’u mbushur kjo shportë nevojiteshin 4 paga minimale. Në dhjetor të 2021, vlera e shportës sindikale është 35.042 denarë dhe me rritjen e re të pagës minimale, dy paga minimale janë të mjaftueshme dhe mbesin rreth 1.000 denarë”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post LSDM: Dy paga minimale janë të mjaftueshme për mbushjen e shportës minimale appeared first on Telegrafi.