LSDM ka dënuar incidentin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të shkaktuar nga dy deputetët e së “Majtës”, të cilët sulmuan nënkryetarin e Kuvendit dhe sekretarin e përgjithshëm.
“Për shkak të sensit të shëndoshë të shumicës, ne nuk do të lejojmë Kuvendin e Maqedonisë të zbatojë një skenar të mirëmenduar dhe tentativë për të shkaktuar konflikte fizike dhe kaos.
Anëtarët e së “Majtës” duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim që prokuroria publike kompetente të bëjë kallëzime përkatëse penale menjëherë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Ajo që po shohin qytetarët sot, theksojnë nga atje, është një konfirmim i asaj që kemi thënë gjatë gjithë kohës.
“Me të Majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
The post LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për incidentin e shkaktuar në Kuvend nga “E Majta” appeared first on Telegrafi.