Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se aty ku nuk kanë kandidatë të tyre në zgjedhje do të mbështesin kandidatët e kolaicionit, duke përfshirë këtu dhe Ramiz Merkon në Strugë.
“Gjithkund jemi vendosur me partnerë koalicioni, ndërsa kur LSDM nuk ka kandidat të tyrin dhe kur kemi kundër parti opozitare, në parim japim mbështetjen partnerit të koalicionit. Kështu që edhe në Strugë japim mbështetje për Merkon, në Kërçovë për Deharin, në Gostivar për Bejtën dhe në Çair për Ganiun”, tha Zaev.
Në pyetjen e gazetarëve pse ta mbështesin Merkon në Strugë kur më herët deklaroi se nuk është i kënaqur me atë, Zaev tha se ka ndryshime në punë.
“Kishte mjaft ndryshime pas deklaratës”, tha Zaev./Telegrafi/
The post LSDM do ta mbështesë Merkon në Strugë appeared first on Telegrafi.