Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se qeveria e udhëhequr nga ata është duke e zgjidhur problemin me krizën energjetike dhe e mbrojnë standardin e qytetarëve.
Nga LSDM thonë se, derisa OBRM-PDUKM kritikon, Qeveria me masa efikase ka angazhuar të gjitha kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike.
“Rreth 7 mijë e 500 familje do të marrin subvencione për faturat e energjisë elektrike dhe do të pasojnë masa shtesë për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe për të ndihmuar ekonominë”.
“Ka dallim të madh mes menaxhimit të përgjegjshëm të LSDM-së me institucionet dhe sjelljes destruktive të OBRM-PDUKM-së dhe kryetarëve të tyre”, thonë nga ORBM-PDUKM./Telegrafi/
The post LSDM: Derisa opozita kritikon, Qeveria e zgjidh krizën energjetike dhe mbron standardin e qytetarëve appeared first on Telegrafi.