LSDM: Cili është çmimi për faljen e kriminelëve nga Siljanovska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi bosi i liruar i drogës e falënderoi publikisht Siljanovskën dje, bëhet e qartë se ky është një skenar i dakorduar. Tani mbetet e hapur pyetja: cili është çmimi dhe kush i ka marrë paratë për këtë falje?, akuzojnë sot nga LSDM.

“Pyetja është: çfarë u detyrohet qeverisja e OBRM-PDUKM-së, ZNAM-it dhe VLEN-it ndaj kriminelëve nga klani i drogës “Baron” dhe çfarë shërbimesh u kthejnë?

Pasi Siljanovska e ngatërroi dje me deklaratën e saj të ngathët, e më pas nga Gordan Kalaxhiev u mohua se komisioni jep vetëm mendim, e presidenti është ai që fal, sot ajo është e detyruar të dalë së bashku me Mickoskin dhe të shpjegojë se cili është prapavija e këtij skandali.

I bëjmë thirrje edhe ministrit Filkov, i cili prej dy ditësh fshihet në vrimën e miut, të thotë se cili është roli i tij në gjithë skandalin dhe të mos heshtë.

Advertisement

Sot sundimi i ligjit është varrosur dhe drejtësia e premtuar nga OBRM-PDUKM dhe Siljanovska vlen vetëm për kartelet e drogës dhe njerëzit nga nëntoka”, thonë nga LSDM.

 

The post LSDM: Cili është çmimi për faljen e kriminelëve nga Siljanovska appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy