Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se emërimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) është zgjedhje personale e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe se këtë e ka konfirmuar edhe partneri i koalicionit Arben Taravari.

Nga LSDM thonë se Mickoski në ASK do njeriun e tij që do ta kontrollojë plotësisht dhe do t’i shërbejë vetëm atij dhe OBRM-PDUKM-së.

“Mickoski e kthen kohën e keqpërdorimeve të drejtpërdrejta të shërbimeve të sigurisë për qëllime partiake dhe personale si në të kaluarën. Prandaj me çdo kusht po shtyhet një kuadër partiak – kryetari i Komitetit të Qytetit të OBRM-PDUKM-së, i afërt me Mickoskin, në kundërshtim me nenin 10 të Ligjit për ASK-në dhe me dyshime të shumta se a i plotëson edhe kriteret për këtë pozitë”.

“Vetë Bojan Hristovski në një intervistë e ka pranuar se nuk posedon certifikatë sigurie “Sekreti shtetëror” dhe kërkesën për certifikatë të tillë e ka paraqitur vetëm pasi është emëruar në pozitën e drejtorit. Është ende e hapur pyetja nëse Hristovski ka 5 vite përvojë në pozita drejtuese në përputhje me kushtet ligjore apo jo? Biografisë së tij të publikuar i mungojnë datat e sakta për përvojën e tij menaxheriale nga 2012 deri në 2017”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej thonë se Hristovski duhet të shkarkohet dhe të emërohet drejtor i ri i ASK-së.

The post LSDM: Bojan Hristovski është zgjidhje personale e Mickoskit, partizimin e ASK-së e konfirmoi edhe Taravari appeared first on Telegrafi.