Ministri i Administratës Publike që vjen nga partia ZNAM pranoi se balancuesi mbetet në fuqi. Edhe pse vetëm dy javë më parë ai foli krejtësisht ndryshe, thonë nga LSDM.

“Me këtë rrëfim u fundos edhe një premtim i Hristijan Mickoskit.

Në vend që ta shfuqizojmë balancuesin siç e ka premtuar OBRM-PDUKM-ja, tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të cilit do të jetë përgjegjësi e Kuvendit dhe do të menaxhohet nga BDI.

Qeveria e OBRM-PDUKM-së në një kohë shumë të shkurtër nëpërkëmbi të gjitha premtimet e bëra qytetarëve. Dhe ZNAM rezultoi se nuk ishte asnjë faktor në Qeveri, vëzhgues i heshtur dhe ekzekutues i dëshirave të Mickoskit”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Balancuesi mbetet në fuqi, fundoset një tjetër premtim i Mickoskit appeared first on Telegrafi.